Kaloni te përmbajtja kryesore

Ibrahimovic rinovon me Milanin

Zlatan Ibrahimovic ka rinovuar kontratën e tij njëvjeçare me Milanin.
Rossonerët kanë lëshuar një njoftim në rrjetet e tyre sociale, duke thënë se suedezi ka nënshkruar marrëveshje të re.

“Sulmuesi suedez do të vazhdojë të mbajë fanellën me numrin 11”, thuhet në njoftimin e klubit.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara vizituan Ibrahimovicin në vilën e tij në liqenin Garda së fundmi dhe siguruan nënshkrimin e tij në marrëveshjen e re njëvjeçare.

Kontrata do ta shohë atë të fitojë një pagë fikse prej rreth 1.5 milionë euro neto në sezon, por bashkëngjitur janë bonuse që lidhen me asistimet, golat dhe objektivat./21Media
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button