Identifikohet peshkatari që dyshohet se është mbytur në Pogradec

Peshkatari 57-vjeçar që dyshohet se ka humbur jetën në ujërat e liqenit të Ohrit në Pogradec, është shtetasi Gëzim Seitllari

Informacionet bëjnë me dije se 57 vjeçari ka dalë për peshkim prej 31 dhjetorit në orën 5 të mëngjesit ndërkohë që nuk është kthyer më në banesë.

Pas disa oresh ka humbur kontaktet me familjaret, te cilet kane njoftuar policinë. Sipas familjareve, policia ka filluar kerkimet per peshkatarin diten e djeshme, por pa rezultat.

Mëngjesin e kësaj të mërkure varka e peshkatarit, qe rezulton i humbur, eshte gjetur ne thellesi te liqenit, ne Hudenisht, çfare ka shtuar dyshimet se peshkatari eshte mbytur.

Ne kerkim te trupit jane vene peshkataret e zones, ndersa priten mbërritja e polumbarëve, per te kërkuar në ujrat e liqenit dhe për të nxjerrë në breg trupin e Seitllarit.

Back to top button