Idriz Ajeti ishte doajen i dijes albanistike

Akademik, Idriz Ajeti vdiq sot në moshën 102-vjeçare

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka mbajtur një mbledhje komemorative dhe homazhe me rastin e vdekjes së akademikut, Idriz Ajeti.

Kryetari i ASHAK-ut, Nexhat Daci tha se janë krenarë që akademik Ajetin e patën koleg, mik dhe udhëheqës për një kohë të gjatë.

“Asnjëherë në asnjë periudhe akademik Ajeti nuk e ka lëshuar rrugën e drejtësisë kombëtare dhe intelektuale, dhe e kemi pasur gjithmonë në përkrahje”, tha ai.

Ndërsa, akademik Rexhep Ismaili foli për jetën dhe veprën e Idriz Ajetit, duke thënë se ai ishte një doajen i dijes albanistike. “Si dijetar ai tërë jetën luftoi për popullin e vet dhe këtë veprimtari i kishte të vetat  dinjtetin dhe ngrohtësinë”, tha ai.

Akademik, Idriz Ajeti vdiq sot, në moshën 102-vjeçare.

Varrimi i akademik Idriz Ajetit do të bëhet në varrezat e Prishtinës, në orën 15:30.

Back to top button