Thaçi në takim me ambasadorin amerikan, zbulohet për çfarë u pajtuan

Thaçi ka theksuar se miqësia me SHBA-në është e përhershme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ambasadori i SHBA-ve, Philip  Kosnett  u pajtuan që vitale është të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe t’i hapet rrugë marrëveshjes paqësore.

Sipas Presidentit Thaçi, partneriteti dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetësore për Kosovën. “Si dhe meritat e Kosovës deri tani janë arritur falë përkrahjes së gjithanshme të Shteteve të Bashkuara”, tha Thaçi.

Presidenti Hashim Thaçi  ishte në takim të rregullt javor me ambasadorin e SHBA-së, Philip S. Kosnett.

Në këtë takim bëhet e ditur se u bisedua për tema të ndryshme të interesit të përbashkët. Presidenti Thaçi theksoi se miqësia me SHBA-në është e përhershme dhe thelbësore për realizimin e qëllimeve tona strategjike për integrim në strukturat euroatlantike.

“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë vlera, parime dhe synime të përbashkëta. Në këtë rast, synimi ynë i përbashkët është të ndërtojmë paqe e stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon, si parakusht për zhvillim e prosperitet të vendit tonë. Çelës për paqen është arritja e një marrëveshjeje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi, thuhet në një komunikatë për media.

Ekipi negociator sot u ka dorëzuar draft-platformën  krerëve shtetëror, i cili pritet që nesër të dorëzohet në kuvend për rishqyrtimin e tij./21Media 

Back to top button