Idrizi: Do të ndërtojmë çerdhe në Smrekonicë, Bukosh Maxhunaj, Sllatinë, Lumadh dhe Pestovë

(Lajm i përditësuar)
Idrizi: Do të ndërtojmë çerdhe në Smrekonicë, Bukosh Maxhunaj, Sllatinë, Lumadh dhe Pestovë
Kandidati i PDK-së dhe kryetari aktual i Vushtrrisë, Ferid Idrizi, në RTV21 ka prezantuar planin e tij për arsimin që e ka oër zgjedhje e 12 tetorit.
Ai tha se do të ndërtojë çerdhe në ”Smrekonicë, Bukosh Maxhunaj, Sllatinë, Lumadh dhe Pestovë”.
Tutje, Idrizi shtoi se do të rrisin investimet në edukimin e fëmijërisë së hershme, do të pajisin mësimdhënësit me laptopë dhe do të vazhdojnë digjitalizimin e shkollave.
Kandidati i PDK-së dhe kryetari aktual i Vushtrrisë, Ferid Idrizi, gjatë debatit zgjedhor në RTV21, prezantoi programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Idrizi: Kabllot në shesh dhe programi ynë do ta transformojnë Vushtrrinë për 4 vitet e ardhshme
Ai theksoi se ky program është një vazhdimësi e planeve që kanë transformuar qytetin, duke rikujtuar punën e bërë gjatë mandatit të tij.
“Programi qeverisës për 4 vitet e ardhshme është vazhdimësi e planeve që e kanë transformuar Vushtrrinë,” tha Idrizi, duke përmendur edhe investimet e rëndësishme, si kabllot nga sheshi i qytetit që kanë përmirësuar infrastrukturën lokale./21Media