IHMK: Disa lumenjë kanë paraqitur vërshime të shpejta

(Lajm i përditësuar)
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sot ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, sidomos në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të Kosovës, disa lumenjë kanë paraqitur disa vërshime të shpejta.
Instituti ka bërë të ditur se nëpër disa segmente të lumenjve kryesorë janë shkaktuar edhe përmbytje të lokalizuara lumore, të cilët mund të kenë shkaktuar vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit, por edhe përmbytje të tokave bujqësore.
“Situata e vështërsuar hidrometeorologjike, pritet që të vazhdoj dhe gjatë ditëve në vijim, prandaj edhe nivelet dhe prurjet e lumenjëve, pritet të ngriten dhe të shkaktojnë vërshime/përmbytje”, është bërë e ditur në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Alarm për vërshime në disa rajone
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës nuk përjashtohet mundësia për vërshime në disa rajone. Sipas IHMK-së, sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.
“Nuk përjashtohet mundësia të kemi vërshime në shumë vende, kryesisht në pjesën veriore, veriperëndimore dhe perëndimore të Kosovës”, njofton IHMK./21Media 

Back to top button