IHMK paralajmëron vërshime të reja

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuar se si pasojë e reshejve të cilat do të fillojnë ditën e shtunë mund të ketë vërshime të reja.

IHMK ka përmendur zonat të cilat mund të rrezikohen.

“Fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës (Brezin malorë të Alpeve Shqiptare), do të shtrihen gradualisht kah lindja, fillimisht me intensitet mesatarë deri të lartë, duke përfshi disa pjesë të komunave si: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec, Therandë, Mamushë, Prizren, Dragash etj, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta. Në pjesë të tjera të vendit pritet që sasia e reshjeve të jetë më e vogël.”, thuhet në njoftim

Megjithatë IHMK thotë se ky është njoftimi formal për këtë ngjarje dhe se kjo nuk do të thotë se do të ndodhë përmbytja e shpejtë, por ajo është e mundur.

Ky është linku me të cilin mund të përcjellët vlerat ujore nëpër zonat e Kosovës, të përditësuara çdo katër orë./21Media

Back to top button