Moscertifikimi Nismës, reagon Limaj

 

Lideri i Nismës. Famti Limaj ka reaguar pasi që lista ky subjekt politik nuk është certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas Limaj ka një interes të madh që NISMA të mos jetë pjesë e parlamentit, që parlamenti i Kosovës të mos e ketë brenda një zë të qartë të UÇK-së. E për këtë ai ka akuzuar PDK-në dhe LDK-në.

“Me këtë vendim, PDK dhe LDK dëshirojnë që të heshtin zërin e vlerave kombëtare dhe të trashëgimisë së UÇK-së në institucionet vendim-marrëse në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.Sonte KQZ-ja është shndërruar në një lojtar politik aktiv. Përderisa deri më tani gjithmonë, anëtarët e KQZ-së kanë miratuar vendimet e zyrave profesionale siç ishte në këtë rast Zyra për Certifikim, kësaj radhe duke shpërfillë krejtësisht vendimin profesional të zyrës për çertifikim, ata vendosën që të mos e çertifikojnë NISMA Socialdemokrate.”, ka thënë Limaj.

Ai tutje ka përmendur edhe rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 kur Nismal luftonte për ta kaluar pragun zgjedhor.

“Në raport me NISMËN Socialdemokrate kjo nuk është hera e parë që na behët padrejtësi, në zgjedhjet e vitit 2019, zyra për pranimin e votave të ardhura nga Serbia në mënyrë ilegale, kishte rekomanduar në kundërshtim me ligjin pranimin e këtyre votave, në këtë rast KQZ kishte refuzuar të marrë vendim kundër këtyre votave sepse argumenti i tyre ishte se ka ardhur rekomandimi nga zyra profesionale. Siç e din opinioni, të gjitha këto beteja ligjore NISMA Socialdemokrate i ka fituar, edhe kësaj radhe jemi të sigurt se në hapat e ardhshëm legal do të triumfojmë.”, përfundon reagimi i Fatmir Limajt.

Nisma Socialdemokrate nuk i ka zëvendësuar 12 prej kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet ligjore. Ky subjekt politik ka kërkuar që të certifikohet subjekti me të gjithë kandidatët e saj në listë, por anëtarët e tjerë të KQZ-së kanë dalë kundër./21Media

Back to top button