IKD: Rregullorja aktuale e Kuvendit parasheh probleme në aspektin juridik
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) sot ka prezantuar analizën “Rregullorja e re e punës së Kuvendit”, të cilën e ka vlerësuar si të nevojshme pasi që do të adresojë disa probleme që lidhen me funksionimin e tanishëm të Kuvendit dhe me parregullsitë në rregulloren aktuale.
Hulumtuesi i lartë IKD-së, Jeton Hasani, ka deklaruar se rregullorja aktuale përfshin disa probleme në aspektin juridik. Sipas tij, draft-rregullorja e re e punës e Kuvendit parasheh sanksione financiare për deputetët që nuk njoftojnë për mungesa në seanca plenare apo mbledhje të komisioneve.
Sipas Hasanit, rregullorja e re do të parasheh sanksione financiare në rastet kur kryetari i Kuvendit ose kryesuesi i komisionit parlamentar nuk njoftohen për arsyen e mungesës./21Media