IKSHPK apelon qytetarët për vaksinim me dozën pērforcuese dhe të tretë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKShPK) po vazhdon të bëjë apel te qytetarët për respektim të masave.
Në një komunikatë për media, IKSHPK thotë se qytetarët duhet të vazhdojnë t’iu përmbahen masave kundër COVID-19, si mbajtjen e maskave, distancës sociale, higjienën, shmangien e udhëtimeve, të qëndrojnë në shtëpi dhe të ajrosin ambientet e mbyllura.
Sipas IKSHPK-së Omicron po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë dhe është varianti dominues në qarkullim që po rëndon gjithnjë e më tepër situatën epidemiologjike.

Veç respektimit të masave IKSHPK apelon qytetarët për vaksinimin me dozën pērforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 16.307 testime, 4.397 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19./21Media
Back to top button