IKSHPK i bën thirrje qytetarëve të vaksinohen e t’i bartin maskat

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës – IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të vaksinohen dhe të bartin maskat vazhdimisht, me rritjen e numrit të viktimave si dhe rasteve të reja me Covid-19.
“Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim. Fatkeqësisht sot janë raportuar dy raste të vdekjes nga kjo sëmundje. Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”, bën të ditur IKSHPK.
IKSHPK ka bërë të ditur se po vazhdon testimin si dhe ka lutur të gjithë ata që kan kokëdhimbje, kollitje, dhimbje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje të shijes – të bëjnë një test për koronavirus.
“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen. Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç; me dozën e katërt, mund të vaksinohen personath e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë”, përfundoi IKSHPK./21Media

Back to top button