IKSHPK: Jo tubime, virusi vret

 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë mbl masat  kundër përhapjes së koronavirusit.

Në faqen e tyre zyrtare në Facebook, IKSHPK-ja ka publikuar një fotografi ku shfaqet një grumbull i njerëzve, teksa ka kërkuar që të mos grumbullohen pasi që sipas tyre virusi vret.

“Jo tubime, virusi vret”, ka shkruar IKSHP-ja.

Në vendin tonë aktualisht janë 3 mijë e 976 raste aktive me koronavirus, kurse numri total i të shëruarve deri tani ka arritur në 5 mijë e 944. Nga Covid-19 në Kosovë kanë vdekur 327 persona të cilët sipas IKShPK-së kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /21Media 

Back to top button