IKSHPK ju bën sërish thirrje ta vloni ujin

Pas reshjeve të shumta të shiut Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), sërsish ka apeluar që të vlohet uji para se të përdoret, pasi që siç vlerëson ky institute situata me ujë të pijes është vështërsuar dukshëm.
IKSHPK po ashtu ka apleuar që të shfytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.
“Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike. Kjo procedure e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike”, thuhet në komunikatë.
IKSHPK-ja njoftuar edhe për edhe gjendjen për secilin ujësjellës në Kosovë:
KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: fabrika në Shkabaj dhe fabrika në Drenas.
Dy fabrikat janë jashtë funksionit për shkak të pamundësisë të proceseve teknologjike të përpunimit te ujit. Për shkak të uljes së kapacitetit prodhues janë duke u zbatuar restriksione në tërë zonat e shërbimit të KRU-Prishtina.
Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e IKSHPK janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.
KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: Fabrikat në Shipol- Mitrovicë dhe në Balicë- Vushtrrisë kanë startuar trajtimin e ujit me kapacitet të zvogëluar
Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike dhe bakteriologjike rezultojnë se uji nuk është brenda standardeve, andaj rekomandohet që uji para përdorimit të vlohet.
Për shkak të vërshimeve uji I puseve nuk është I sigurt dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit.
KRU “Hidrodrini”- Rajoni I Pejës: burimin Drini I Bardhë –Radavc dhe burimi Shkozë, Junik.
Turbullira vazhdon me qenë prezente në burimet Burimi Drini I Bardhe-Radavc dhe burimi Shkozë-Junik.
Ndërsa për shkak të vërshimeve dhe prurjeve në burime, është ndërprerë furnizimi me ujë nga burimi Jarine – Klinë dhe tani furnizimi bëhet vetëm nga fabrika e ujit në Klinë.
Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e QRSHP – Pejë janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.
KRU “Gjakovë”- Rajoni I Gjakovës: burimi në Demjan, Gërqinë dhe Rekë.
Në zonat e furnizimit nga KRU”Gjakova” gjendja e cilësisë së ujit të pijes është e qetë, të gjitha mostrat e analizuara janë brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.
Në zonat e furnizimit nga burimet në Demjan, Gërqinë dhe Rekë uji nuk është për pije për shkak të vlerave të shtuara të turbullirës
KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kaçanik.
Te gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë dje dhe sot në Ferizaj dhe Kaçanik janë brenda standardeve për ujin e pijes. Uji në rrjetet shpërndarëse është normalizuar dhe është brenda standardeve të parapara për ujë të pijshëm./21Media

Back to top button