Alec Baldwin i shkatërruar pas paralajmërimeve për aktakuzë
Alec Baldwin dhe gruaja e tij Hilaria Baldwin janë “të shkatërruar” kur mësojnë se aktori do të përballet me akuza për vrasje, një burim i afërt me çiftin zbuloi për People.
“Asgjë nuk mund t’ju përgatisë për këtë”, thotë burimi. “Ata po mbështesin njëri-tjetrin dhe po përpiqen të qëndrojnë të fokusuar te fëmijët e tyre”.
Burimi shton se Hilaria, 39 vjeç, ka qenë “shkëmbi” i Alec në këtë kalvar të dhimbshëm dhe duke e parë atë kaq të shqetësuar “i thyhet zemra”. Ajo po bën “çdo gjë që mundet për ta mbështetur atë” dhe çifti po përpiqet “të qëndrojë i fortë për fëmijët e tyre”.
U njoftua të enjten se aktori 64-vjeçar – dhe Hannah Gutierrez Reed, e cila ishte përgjegjëse për armët e zjarrit në setin e filmit “Rust” do të përballen të dy me akuza për vrasje nga pakujdesia në vdekjen e regjisores Halyna Hutchins në vitin 2021 ndërsa ata po filmonin këtë projekt. Avokati i aktorit thotë se akuzat ndaj tij nuk
përfaqësojnë drejtësi.
“Z. Baldwin nuk kishte asnjë arsye të besonte se kishte një plumb të vërtetë në armë ose diku tjetër në xhirime,” tha avokati Luke Nikas , duke shtuar se aktori i besonte ekipit të ngarkuar për t’i mbajtur ata të sigurt gjatë punës me armë. në regjistrim e bëri mirë punën e tij.
“Ne do të luftojmë këto akuza dhe do të fitojmë”, tha avokati i tij./21Media