IKSHPK: Pastroni duart, shpëtoni jetë

5 maji, shënon një nga ngjarjet e rëndësishme të kujdesit shëndetësor.

Kjo datë njihet ndryshe edhe si – Dita Botërore e Higjienës së Duarve.

Me këtë rast, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, bën thirrje që t’i kushtohet rëndësi kësaj.

IKSHPK i fton sidomos punëtorët shëndetësor për ta rritur sigurinë e pacientëve.

“A e dini? Shumë objekteve të kujdesit shëndetësor u mungojnë shërbimet elementare të higjienës së duarve. Këtë #DitëBotëroretëHigjienëssëDuarve, le të angazhohemi të përshpejtojmë veprimet duke investuar në shërbimet e ujit, kanalizimeve dhe higjienës”, thekson Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Back to top button