IKSHPK u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Me rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
“Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina”, thuhet ne njoftimin e IKSHPK-së.
Ministria ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 16.199 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374.190 doza të vaksinës.
Deri më sot 117.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë regjistruar 42 raste të reja, ndërsa janë shëruar 16 qytetarë. Në total numri i rasteve aktive është 195./21Media

Back to top button