Grupi terrorist në veri, Peci: Autogoli më i madh politik i Vuçiqit në karrieren e tij në raport me Kosovën

(Lajm i përditësuar)


Ilazi: Çështja e dialogut nuk është në disfavor për Kosovën në këto momente

Imri Ilazi njohës i rrethanave të sigurisë ”Click” tha se në situatën në të cilën po ndodhet Kosova çeshtja e dialogut nuk është në disfavor për Kosovën.

”Ceshtja e dialogut nuk është në disfavor për Kosovën në këto moemnte pavarësisht që na ka ndodh një akt i shëmtuar kriminal e terrorist e nuk jemi në gjendje të ballafaqeohemi me të drejtat tona”, tha Ilazi teksa shtoi se ‘E drejta jonë është ligjitime, ne asnjëherë nuk i ikim tavolinës”.


Grupi terrorist në veri, Peci: Autogoli më i madh politik i Vuçiqit në karrieren e tij në raport me Kosovën

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci në ”Click’ tha se me grupin terrorist të Serbisë në Kosovë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka bërë autogol-in më të madh politik në karrierën e tij në raport me Kosovën

”Serbia ka hyrë në një fazë që asaj po i ngushtohet terreni  i saj në një mënyrë rapide, mendoj që ajo çfarë ka bërë Serbia përmes këtij grupi në Kosovë është autogoli më i madh politik i Vuçiqit në karrieren e tij në raport me Kosovën”, tha Peci.


Shala: Lista Serbe duhet të shpallet organizatë terroriste

Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë tha se një pjesë e armatimit që është gjetur në veri të Kosovës i përket  vitit 2021.

”Nëse vazhdojmë me hulumtime të mëtutjeshme mund të konsatohet se ky armatim ka ardhur nga Republika Sërbska e Bosnjës”, tha Shala.

Shala tutje tha se Lista Serbe nga institucionet e Kosovës ”duhet të shpallet organizatë terroriste pasi që nënkryetari i saj ishte protagonisti kryesar i nje aktivteti të tillë në dëm të Kosovës. Pra mund të thuhet se Lista Serbe ishte dhe është pjesë përbërse e këtij formacioni ushtarak të dirigjuar dhe orkestuar nga shteti i Serbisë”, deklaroi Shala.


Peci: Serbia e ka përdorë një skenar të ngjashëm me atë që Rusia e ka përdorë në Donbas

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 tha se grupi terrorist në veri të Kosovës ka qenë i trajnuar në Serbi.

Ai tutje ka shtuar se Serbia e ka përdorë një skenar shumë të ngjashëm me atë që Rusia e ka përdorur në Donbas.

”Serbia ka përdorur një skenar shumë të ngjashëm me atë që Rusia e ka përdorur në Dombas, ata kanë filluar kështu kanë dërguar trupat e tyre paramilitare të kamofluara në të njëjten mënyrë edhe që përmes këtyre ta fillojnë një konflikt në Kosovë, ky konflikt unë mendoj që kta nuk e dinë se çfare objektive politike kanë pasur, por unë mendoj që thellësisht objektiva politike e tyre ka qenë që të filloojë një lufte”, tha Peci./21Media

Back to top button