Ilazi premton se do të ndërtohet një stazë e çiklizmit në Kaçanik

Kandidati nga radhët e PDK-së për kryetar të komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi sot në debatin për zgjedhjet lokale në RTV 21 ka shpalosur programin e tij për Kaçanikun.
Ilazi gjatë fjalimit ka treguar se do të zhvillohet edhe turizmi, duke përfshirë këtu një stazë të çiklizmit dhe të parkut të qytetit.
Tutje, Ilazi ka kërkuar mirëkuptim sepse projekte të tilla kërkojnë një buxhet të madh.

Në garë për kryetar të Kaçanikut janë pesë kandidatë:  KASTRIOT BUSHI garon si kandidat i pavarur, LËVIZJA VETËVENDOSJE! garon me JETON RAKA,  Lidhja Demokratike e Kosovës garon me SHKELQIM JAKUPI, Partia Demokratike e Kosovës me BESIM ILAZI i cili deri tash ka udhëhequr me Kaçanikun në mandatin paraprak dhe SHUKRI LUTA garon si kandidat i pavarur.
Në Kaçanik janë 32 mijë e 647 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. /21Media

Back to top button