Shukri Luta: Do ta kthej turneun memorial “Reshat Shehu”

Kandidati i pavarur për Kaçanikun, Shukri Luta në debatin zgjedhor të RTV21 “Zgjedhjet Komunale”, premtoi rikthimin e turneut memorial “Reshat Shehu”.
Sa i përket pjesë turistike, Luta shtoi se në Kaçanik ka resurse dhe kapacitet të shumta, në të cilat do të investojë.
Luta tutje shtoi se “Kaçaniku bëhet lajm i mirë me punë të mira po nuk bëhet i mirë me punë të kqija”.

Në garë për kryetar të Kaçanikut janë pesë kandidatë:  KASTRIOT BUSHI garon si kandidat i pavarur, LËVIZJA VETËVENDOSJE! garon me JETON RAKA,  Lidhja Demokratike e Kosovës garon me SHKELQIM JAKUPI, Partia Demokratike e Kosovës me BESIM ILAZI i cili deri tash ka udhëhequr me Kaçanikun në mandatin paraprak dhe SHUKRI LUTA garon si kandidat i pavarur.
Në Kaçanik janë 32 mijë e 647 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. /21Media

Back to top button