Ilir Hasani për TV21: Jam rrugës për në Tetovë
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani është rrugës për në Tetovë, pasi spitali mobil i këtij qyteti i destinuar për Covid-19 është shkrumbuar.
Hasani për TV21 nuk flet për viktima dhe të lënduar, pasi pret të arrijë në Tetovë që të marrë informacione të sakta.
Vijojnë edhe deklaratat pas kontrollit të gjendjes.
Gjithçka çfarë raportohet nga Ministria e Punëve të Brendshme është se zjarri është raportuar në ora 21:15, dhe se për të lënduar dhe viktima ende nuk flitet zyrtarisht./TV21