Ilir Meta: Kosova shembull për vendet e rajonit

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta tha se Kosova duhet të merret shembull nga vendet e rajonit përfshirë edhe Shqipërinë për zhvillimin në 14 vitet e pavarësisë.
Ai këto deklarata i bëri gjatë fjalës së tij para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
“Gjithçka e lidh Kosovën dhe Shqipërinë, gjuha, historia, interesat. Jemi krenar që kemi zgjedhur të jemi në anën e duhur të historisë, pro NATO-së dhe Bashkimit Evropian. Shqipëria kremton 110 vjetorin e pavarësisë këtë vit, por mundet veç të marrë shembull të ushtrimit të demokracisë në Kosovë. Kosova është gjithnjë e më shumë një faktor i rëndësishëm në rajon”, tha ai.
Duke quajtur të padrejtë mosliberalizimin e vizave për Kosovën ai apeloi që kosovarëve të iu mundësohet lëvizja e lirë.
“ Ato pesë vende anëtarë të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovë, duhet të dinë një gjë, që Kosova është rast ‘sui generis’, nuk mund të tërheqin paralele me asnjë vend tjetër”, tha ai.
Pas fjalimit të së Metës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e falënderoi atë në emër të të gjithë deputetëve dhe mbylli seancën./21Media

Back to top button