Ten Hag e pranon që do të ketë transferime të tjera te United

Gjiganti anglez, Manchester United, po punon vazhdimisht në këtë afat kalimtar të transferimeve për ta rindërtuar skuadrën nën urdhrat e trajnerit të ri, Erik Ten Hag.

United deri tani ka transferuar lojtarët si Lisandro Martinez, Tyrell Malacia e Christian Eriksen, ndërsa ka larguar nga skuadra Paul Pogban, Jesse Lingard, Nemanja Matic, Juan Mata, Edinson Cavani and Lee Grant.

Por, United nuk do të ndalet me kaq, ku Ten Hag e ka konfirmuar që do të ketë ende transferime të reja në skuadër.

“Neve na duhen më shumë opsione, na duhet të përforcojmë skuadrën më shumë, ne jemi duke shikuar mundësitë por po ashtu neve na duhen lojtarët e duhur”, tha Ten Hag.

Ndërkaq, Ten Hag e pranoi që është i brengosur me situatën aktuale sa i përket të ardhmes së Ronaldos.

“I brengosur që Ronaldo nuk është rikthyer ende? Sigurisht, por mendoj që brengosja nuk është fjala e duhur”, tha trajneri holandez.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button