Ilir Shaqiri me dedikim të veçantë për 28 nëntor

Sot festohet Dita e Flamurit, 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.
Urime kanë qenë të shumta që janë bërë për këtë festë. Një urim të veçantë për këtë ditë e bëri edhe artisti i mirënjohur i skenës shqiptare, Ilir Shaqiri.
“Gëzuar, KOMBI I DRITËS…!”. Me njomësinë e pavenitur të bashkimit në mendjet e në zemrat tona, për të përmbushur amanetin e paraardhësve tanë mendjendritur e të lavdishëm, Shqipërinë e Bashkuar – Shqipërinë etnike”, ka shkruar Iliri në Facebook.
Për këtë ditë janë organizuar koncerte të shumta. Krahas në Shqipëri, për 28 Nëntor u bënë organizime të shumta edhe në Kosovë./21Media

Back to top button