Ilir Tolaj dënohet me 3 vjet burgim

Shpallet vendimi për rastin e Ilir Tolajt

Ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj është e dënuar me 3 vjet burgim.  Gjykata e Apelit , e ka aprovuar pjesshëm ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës se Kosovës,  në rastin e Tolajt dhe pesë personave të tjerë.

“Të akuzuarit në fjalë, janë shpallur fajtor nga ana e Gjykatës së Apelit për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas nenit 422 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës dhe  janë gjykuar : I.T. me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 3 vjetësh. B.F. me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 2 vjet e 4 muajsh. Z.K. me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 2 vjet e 8 muajsh.  Ndërsa V.H.,F.T. dhe R. Th., secilën veç e veç, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6 muajsh.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Po ashtu bëhet e ditur se dfënimet do të ekzekutohen  pas plotfuqishmërisë se aktgjykimit, ndaj të cilit palët kane të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh, në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Sipas Apelit provat që janë pjesë e shkresave të lëndes, janë përmbushur të gjitha elementet e veprave penale, për të cilat ata janë shpallur fajtor./21Media

Back to top button