Imazhet satelitore tregojnë shkatërrimin e fabrikës së çelikut
Imazhet satelitore të fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol tregojnë shkallën e shkatërrimit që bombardimet ruse kanë pasur në kompleks.
Pamjet nga “Maxar Technologies”, të marra më 12 maj, tregojnë dëmet.
Azovstal ka qenë nën granatime të vazhdueshme nga forcat ruse për rreth dy muaj, transmeton rtv21.tv.
Përpara përpjekjeve për evakuim, qindra civilë ishin strehuar në kompleks së bashku me mbrojtësit e fundit ukrainas të qytetit.
Një oficer ukrainas brenda objektit tha të enjten se të gjithë civilët e bllokuar ka të ngjarë të jenë evakuuar, megjithëse ai shtoi se ishte e vështirë të bëhej një vlerësim i plotë i situatës në të gjithë impiantin duke pasur parasysh granatimet e vazhdueshme.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha të enjten se “negociatat shumë të vështira” po vazhdojnë për evakuimin e luftëtarëve të plagosur rëndë nga uzina në këmbim të robërve rusë të luftës./21Media

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?