Imeri: Ngritja e çmimeve, alarm se ka keqpërdorime

AKK-ja po heton çështjen

Drejtori i përgjithshëm i Autoriteti të Konkurrencës, Sakip Imeri komentoi situatën aktuale në vend për rritjen e çmimeve për shkak të koronavirusit. Imeri vlerësoi se ngritja e çmimeve është alarm se ka keqpërdorime.

“Në rrethana normale, ngritja e çmimeve nuk është diçka joligjore, pra është plotësisht në përputhje me ofertën dhe kërkesën. Kur ka kërkesë më shumë dhe oferta është e kufizuar, qoftë nga prodhimi nga importi ose nga ato që ofrojnë një produkt është normale të ketë ngritje të çmimeve. Megjithatë, në raste emergjente, kur Qeveria merr vendim për mbrojtje nga koronavirusi, është alarm se ka keqpërdorime.”, deklaroi Imeri në Bon Bon në RTV21.

Bizneset kanë filluar t’i ngrisin çmimet e produkteve ushqimore dhe farmaceutike pas situatës së krijuar në vend lidhur me koronavirusin. Hetimet për këtë çështje kanë filluar nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës./21Media

Back to top button