Implantet kurrizore ndihmojnë 30 vjeçarin të ecë sërish

Një burrë i paralizuar ka mundur të ecë sërish, falë një implanti të zhvilluar nga një ekip studiuesish zviceranë.
Është hera e parë që dikush që ka një prerje të plotë të shtyllës kurrizore ka mundur të ecë lirshëm.
E njëjta teknologji ka përmirësuar shëndetin e një pacienti tjetër të paralizuar deri në atë masë sa ai ka mundur të bëhet baba.
Hulumtimi është publikuar në revistën Nature Medicine, përcjellë rtv21.tv
Michel Roccati, 30 vjeç, u paralizua pas një aksidenti me motor pesë vjet më parë. Palca e tij kurrizore ishte prerë plotësisht dhe ai nuk ka asnjë ndjenjë në këmbët e tij. Por ai tani mund të ecë për shkak të një implanti elektrik që i është ngjitur në mënyrë kirurgjikale në shtyllën kurrizore.

( EPFL/Alain Herzog/PA)
Studiuesit theksojnë se nuk është një kurë për dëmtimin e shtyllës kurrizore dhe se teknologjia është ende shumë e ndërlikuar për t’u përdorur në jetën e përditshme, por megjithatë e përshëndesin atë si një hap të madh për përmirësimin e cilësisë së jetës./21Media

Back to top button