Inaugurimi i Macron bëhet të dielën

Hollande, zyrtarisht do t’i dorëzojë detyrën Emmanuel Macron të dielën

Presidenti në largim i Francës, Francois Hollande, zyrtarisht do t’i dorëzojë detyrën Emmanuel Macron të dielën, më 14 maj, në ora 10 sipas kohës lokale, kanë bërë të ditur të mërkurën zyrtarët, transmeton Reuters.

Macron në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të mbajtura të dielën e kaluar, fitoi 66,1 për qind, derisa rivalja e tij Marin Le Pen mori 39,1 për qind të votave.

Back to top button