Limaj: Po shihet se nga sot po shkojmë në zgjedhje

Sipas Limajt qeveria aktuale do të duhej të jepte dorëheqje morale në disa raste

Kryetari i Nisma-s pë Kosovën, Fatmir Limaj në senacën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet për mocionin e mosbesimit të Qeverisë tha se nga disponimi i deputetëve po shihet se që nga sot vendi po shkon në zgjedhje.

”Ka shumë arsye që Kosova të shkojë në zgjedhje. Mos e merrni afër zemere, mocione të tilla Kosova ka pasur shumë, kjo është mundësi. Do tu japim mundësi që qytetrarët të vlerësojnë punën apo mos punën e tyre sot”, tha Limaj duke përmendur edhe rastet në të cilat sipas tij, Qeveria duhet të dorëhiqej, shkruan rtv21.tv

Si raste, ai përmendi që 23 herë është shkelur kushtetuta e vendit, pastaj sondazhet dhe indikatorët e vendit dhe ndërkombëtar kanë treguar që 85% e qytetarëve të vendit janë të pakënaqur me këtë qeverisje, andaj qeverisja aktuale sipas tij do të duhej të jepte dorëheqje.

”Zgjedhjet  e lira demokratike gjithmonë krijojnë stabilitet dhe demokraci, jo që s’po bahet nami, po po shpëtojmë.  Kursehuni nga shpifejt, ne të shkojmë,  qytetarët le të vendosin. Eja te ecim drejt zgjedhjeve të parakohshme. Shkojmë drejt votimit të mocionit”, përfundoi Limaj./21Media

Back to top button