Inaugurohet fillimi i ndërtimit të rrugës Dragash-Shishtavec

Po ashtu do të inspektohen punimet në vazhdimin e ndërtimit të rrugës Jabllanicë – Zaplluxhë

Kryeministri i Isa Mustafa me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku do të inaugurojnë fillimin e punimeve në ndërtimin e rrugës Dragash-Shishtavec (pika kufitare me Shqipërinë), segmenti kryqëzimi me rrugën R113 deri te pika kufitare Borje-Jazhincë.

Projekti rrugor Dragash – Shishtavec do të ketë një gjatësi prej 1400 metrash, gjerësi prej 6 metrash, ndërsa kosto e këtij projekti do të jetë 200,000 euro. Sipas planit dinamik, punimet parashihet të përfundojnë brenda 55 ditë pune.

Ndërsa vazhdimi i rrugës Jabllanicë – Zaplluxhë do të ketë një gjatësi prej 8600 metrash, gjerësi prej 6 metrash, me një kosto prej 751,693.89 eurosh. Punimet në këtë segment rrugor parashihet të përfundojnë brenda 180 ditë pune.

Gjatë këtij viti, Ministria e Infrastrukturës do të investojë edhe në realizimin e dy projekte të tjera kapitale, ndërtimin e rrugës Brezne-Trokan-Brrut dhe rehabilitimin e rrugës Xërxë-Pllajnik./21Media

Back to top button