Haradinaj pas lirimit bën homazhe

Pas kthimit në Kosovë Ramush Haradinaj të bëjë homazhe tek varrezat e atyre që kontribuan për Kosovën

Sipas njoftimit të AAK-së Haradinaj do të fillojë homazhet tek shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë, pastaj tek varri i Presidentit Rugova, në Prekaz, Gjakovë e Gllogjan.
Këto janë vizitat e para që Haradinaj i bën pas lirimit nga Gjykata në Colmar të Francës e cila ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij.

Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit në janar të këtij vitit, nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë. Ai qëndroi në Francë deri me 27 prill, kur u mor edhe vendimi për lirmin e tij./21Media

Back to top button