Inaugurohet “Muri i Nderit”, si mirënjohje për familjet kosovare që shpëtuan hebrenj gjatë Holokaustit

(Lajm i përditësuar)


Në Parkun e Qytetit në lagjen “Dodona” në Prishtinë, është inauguruar “Muri i Nderit”, memorial që nderon familjet kosovare që shpëtuan hebrenj gjatë Holokaustit.

Ai është inauguruar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë – Izrael.

Në inaugurimin e tij po marrin pjesë edhe ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi dhe bashkë me delegacionin nga SHBA-të dhe Izraeli.

Gjithashtu pjesë e kësaj ceremonie kanë qene edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.


08:09 – Sot inaugurohet “Muri i Nderit” në Parkun e Qytetit

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael, organizon sot nga ora 10:00 ceremoninë e inaugurimit të “Murit të Nderit” në Parkun e Qytetit në Prishtinë, në shenjë mirënjohjeje për sakrificën unike që bënë shqiptarët e Kosovës në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.

Ndërkaq nga ora 16:00 në hotel Emerald mbahet “Seminari për shpëtimin e hebrenjve te shqiptarët e Kosovës gjatë Holokaustit”.

Back to top button