Inaugurohet ndriçimi i rrugës që lidhë Obiliqin me fshatin Mazgit

Për herë të parë do të ndezin dritat e rrugës që lidh Obiliqin me fshatin Mazgit

Korporata Energjetike e Kosovës organizon sot ceremoninë e inaugurimit te projektit të radhës për komunitetin e Obiliqit me fshatrat për rreth.

Në këtë vazhdë zyrtarë të lartë nga KEK-u dhe Komuna e Obiliqit për herë të parë do të ndezin dritat e rrugës që lidh Obiliqin me fshatin Mazgit dhe meqenëse ka rastisur të jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit dritat do të ndizen pikërisht në kohën e Iftarit, pra në orën: 20:17.

Në këtë rrugë janë vendosur gjithsejtë 143 shtylla të ndriçimit, projekti ka kushtuar mbi 40.000€ ndërsa financimi është bërë nga KEK-u në kuadër të projekteve për ndihmë komunitetit në hapësirat ku KEK-u operon.

Back to top button