Incidenti kundër KH Trepça, KH Vushtrria kërkon falje

Klubi i hendbollit Vushtrria përmes një komunikate në faqen zyrtare i ka kërkuar falje publikisht KH Trepçës, për incidentin që ndodhi në ndeshjen mes dy klubeve.

Portieri i KH Vushtrrisë e më pas edhe tifozët vendas sulmuan me grushte hendbollistët e Vushtrrisë, gjë që rezultoi edhe me ndalim të menjëhershëm të ndeshjes.

Tani, KH Vushtrria ka marrë përgjegjësinë për këtë incident, por që tha se tifozët mysafirë bënë provokime gjatë ndeshjes, gjë të cilën e ka vërejtur edhe vëzhguesi i ndeshjes.

“Në emër të kryesisë së klubit dhe ekipit kërkojmë falje për situatën e ndodhur në ndeshjen e fundit kundër KH Trepçës. Situata e krijuar atë ditë ka qenë një imazh i padëshirueshëm si për klubin si për të gjithë qytetin e Vushtrrisë, veprime që nuk duhen të ndodhin as nga lojtarët e as nga tifozët e çdo klubi jo vetëm tonit, por që ndodhin në sport sidomos kur provokohen nga lojtarët në fushë siç ishte rasti në këtë ndeshje”, shkruante në komunikatën e KH Vushtrrisë.

Po ashtu, KH Vushtrria bëri apel ndaj FHK t’i rishikon disa vendime të marra ndaj klubit, por jo edhe dënimet ndaj disa lojtarëve, dënime këto që ata i kanë merituar plotësisht.

“I apelojmë FHK ti rishikon disa vendime drastike ndaj klubit tonë (jo denimet e disa lojtarëve të cilat edhe i kanë merituar) por ndaj klubit i cili po bënë çmos te jetë skuadër cilësore dhe ka ngritë nivelin e ligës por edhe të shikueshmërisë”, shkruante KH Vushtrria në “Facebook”.

Komunikatën e plotë të KH Vushtrrisë e gjeni më poshtë.

Back to top button