Incidenti në Eurovizion, delegacioni serb nuk ia doli të largon flamurin e Kosovës

Finalja e madhe e Eurovizionit, që mbrëmjen e kaluar bashkoi miliona shikues brenda në sallë e prapa ekraneve, u shoqërua edhe me një incident në Qendrën e Mediave. Gjatë përformancës së këngëtarit shqiptar Alis Kallaçi, një pjesëtare e delegacionit të Serbisë tentoi të pengojë valëvitjen e flamurit të Kosovës.
Anëtari i Eurovision Kosova, Albert Limani, i cili ndodhej në sallën e mediave shihet në video duke penguar një grua nga delegacioni serb gjatë tentimit të largimit të flamurit të Kosovës.
Sipas reagimit të tij në Facebook Limani thotë se gruaja nga delegacioni serb ishte afruar pranë grupit të shqiptarëve në Qendrën e Mediave duke thënë se “ky flamur nuk lejohet këtu”.
Ai ka shtuar se situata është mbyllur pa përshkallëzim të mëtejshëm.
“Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se ‘ky flamur nuk lejohet këtu’. Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht. Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, deklaroi ai.
Incidenti ndodhi pikërisht në natën finale të Eurovisionit, ku Shqipëria, nën përfaqësimin e Alis Kallaçi me këngën “Nân”, arriti të renditet e 13-ta me gjithsej 145 pikë. Nga votat e publikut, artisti shqiptar mori 85 pikë, duke siguruar një mbështetje të konsiderueshme nga audienca evropiane.
Ylli bullgar i muzikës pop, Dara, ka fituar konkursin e këngës në Eurovision me himnin e saj të vallëzimit pneumatik “Bangaranga”.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?