Indi: Ndalohet “hixhabi” në shkolla

Gjykata e Lartë në shtetin indian Karnataka vendosi se “hixhabi” (shamia) nuk është “thelbësor” për Islamin në një rast të rëndësishëm që mund të ketë implikime në të gjithë vendin.
Gjykata gjithashtu la në fuqi një urdhër të qeverisë shtetërore që ndalonte mbajtjen e shamive në klasa.
Vendimi erdhi pas disa muajsh debati mbi hixhabin.
Vendimi i kolegjit në Karnataka në janar për të ndaluar hyrjen e vajzave muslimane të veshura me hixhab nxiti protesta.
Çështja shpejt u shndërrua në një “top bore”, duke e detyruar shtetin të mbyllte shkollat ​​dhe kolegjet për disa ditë thuhet nder te tjera ne njr raport të gjere te BBC nga India./21Media

Back to top button