Navalny përballet me një dënim të ri

Prokurorët rusë kanë bërë thirrje që kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny, të vuajë 13 vjet burg për akuzat e reja për mashtrim me të cilat po përballet.
Politikani i opozitës është aktualisht në gjyq në koloninë e burgut jashtë Moskës, ku ai tashmë po vuan një dënim prej dy vjet e gjysmë, raporton BBC
Navalny u burgos vitin e kaluar pasi i mbijetoi një sulmi me agjent nervor për të cilin fajëson qeverinë ruse, përcjell rtv21.tv
Në këtë gjyq të fundit, prokurorët kanë kërkuar që kritiku i Putinit të dërgohet në një burg të rregjimit të rreptë, gjë që do të nënkuptonte kushte më të rënda se sa ai ndodhet aktualisht.
“Nuk mund t’i futësh të gjithë në burg. Edhe nëse kërkon 113 vjet, nuk do të më trembësh mua apo të tjerët si unë”, tha Navalny në gjykatë sipas ekipit të tij./21Media

Back to top button