India regjistron 89 raste të reja me virusin Zika
Të paktën 89 persona të infektuar me virusin Zika janë regjistruar në Indi. Në mesin e të infektuarve, 17 janë fëmijë.
Virusi i transmetuar nga mushkonjat është i lidhur drejtpërdrejt me tkurrjen e trurit të fëmijëve, sëmundje e rrallë që dëmton imunitetin.
Edhe pse kryesisht virusi përhapet nga mushkonjat, ai gjithashtu mund të transmetohet seksualisht.
Rasti i parë u regjistrua më 23 tetor dhe numri i të infektuarve është rritur dukshëm./21Media