India regjistron vdekjen e parë nga Omicron

Ministria e Shëndetësisë raportoi se një burrë 74-vjeçar vdiq nga Omicron kështu duke shënuar vdekjen e parë në Indi nga ky variant.
Zyrtarët thanë se burri vuante nga diabeti dhe sëmundje të tjera shoqëruese.
India ka raportuar 2 mijë e 630 raste të Omicron deri më tani, transmeton rtv21.tv.
Vendi raportoi më shumë se 90 mijë raste të enjten një rritje gati gjashtëfish gjatë javës së kaluar që ekspertët thonë se është nxitur nga varianti Omicron.
“India regjistroi 325 vdekje në 24 orët, por vetëm një ka qenë e lidhur me Omicron”, thanë zyrtarët.
Mjekët thanë se burri ishte plotësisht i vaksinuar.
India deri më tani ka regjistruar më shumë se 35 milionë raste Covid dhe rreth 482,000 vdekje nga virusi.
Disa vende, duke përfshirë Delhi dhe Maharashtra, kanë rifutur kufizime dhe shtetrrethime të përkohshme për të kufizuar grumbullimet dhe për të ndaluar përhapjen e virusit./21Media

Back to top button