Indonezia perëndimore goditet nga tërmeti me magnitudë 6.1 ballë

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ka tronditur Indonezinë Perëndimore.
Deri më tani nuk është raportuar për viktima.
Të paktën katër tërmete tokësore me magnitudë 6.2 dhe 5.5 u regjistruan të shtunën dhe u përqendruan rreth 37 kilometra në veriperëndim të rrethit Qendror Mamberamo në Papua Perëndimore, tha Agjencia Indoneziane e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës.
Tërmetet janë matur në një thellësi deri në 16 km, tha agjencia.
“Deri më tani nuk ka raportime për dëme nga tërmeti. Rezultatet e modelimit tregojnë se ky tërmet nuk ka potencial cunami”, tha agjencia në faqen e saj.
Indonezia është një arkipelag sizmik aktiv me rreth 270 milionë njerëz dhe goditet shpesh nga tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe cunami./21Media

Back to top button