Sot, arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II dërgohet në Edinburg

Sot, arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II do të dërgohet nga Malësitë skoceze në Edinburg, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Mbretëreshës.
Mbretëesha vdiq në moshën 96 vjeçare, e cila u përcoll me lot e kujtime të mira të lëna pas, nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar.
Arkvioli i monarkes do të lëvizë ngadalë nga Kështjella Balmoral, nëpër qytete drejt Edinburgut.
Së pari, nëpër fshatrat e Royal Deeside, toka që ajo e donte, pastaj Aberdeen, Dundee dhe në fund në Edinburgh.
Udhëtimi prej 280km pritet të zgjasë rreth gjashtë orë.
Mijëra njerëz janë mbledhur në pallatet mbretërore prej 8 shtatorit, kur edhe vdiq Mbretëesha, për të dërguar lule në nderim të jetës e veprës së saj.
Ndërkaq, Charles III edhe zyrtarisht mori detyrën si Mbret i Mbretërisë së Bashkuar pas vdekjës së nënës së tij./21Media

Back to top button