Infantino i shkruan presidentit Ademi, e përgëzon FC Prishtinën për titullin e kampionit 

 

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i ka dërguar një telegram presidentit të FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet të cilit e ka uruar FC “Prishtina” për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës, si dhe ka falënderuar FFK-në për zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Kosovë.

“Ju lutem më lejoni të përgëzoj FC Prishtinën që u kurorëzua kampion i Kosovës për edicionin 2020/21! Ky titull pa dyshim është rezultat i punës së palodhshme, pasionit dhe përkushtimit të madh, prandaj të gjithë në klub mund të jenë krenar për këtë arritje të rëndësishme. Do të isha mirënjohës nëse përgëzimet e mia ua përcillni të gjithë të përfshirëve në klub, të cilët i inkurajoj të vazhdojnë të punojnë me frymën e ekipit dhe me pasion e vendosmëri. Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, përfitoj nga ky rast t’ju falënderoj Ju dhe Federatën tuaj për kontributin në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Kosovë, në rajonin tuaj dhe kudo në botë. Pres që të shihemi së shpejti përsëri!“, ka shkruar Infantino në telegramin dërguar Ademit./21Media 

Back to top button