Infektologët për Lijen e Majmunëve : E rrezikuar edhe Kosova, por s’ka vend për panik

Lia e Majmunëve është virusi i radhës që po kërcënon shëndetin publik në botë. Nga rreziku i përhapjes së këtij infeksioni nuk përjashtohet as Kosova por sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik deri më tani nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë me këtë infeksion. Ky institut njoftoi se janë duke e përcjellë me vëmendje epidemiologjinë e Lisë së Majmunëve dhe se kanë përpiluar dokumentin e parë, me rekomandime dhe masa për institucionet shëndetësore sa i përket kësaj sëmundjeje. Ndërkaq infektologët vlerësojnë e nuk ka vend për panik.(Përgatiti: Valmire Hoti
Kamera: Berat Bahtiri).
/21Media

Back to top button