Infermierët paralajmërojnë grevë në rast se nuk merren parasysh kërkesat e tyre

Enlirat Druaku, Anëtari Kuvendit të Oda e Infermierëve të Kosovës ka thënë se në rast që Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës dhe U.d. Drejtori i QKUK-se z. Osman Hajdari nuk reflekton ndaj këtyre kërkesave, zgjedhe që mos t’i respektoj Ligjin e Pagave dhe Ligjin e Punës.

“ndërsa poashtu si platformë komunikimi zgjedhe injorimin e kërkesave tona dhe te gjithë ne si komunitetet të cilat kërkojmë vetëm të drejtat tona, me datë 26/02/2025 duke filluar nga ora 12:00 do fillojë grevën deri në realizim të kërkesave si në vijim ; 1. Drejtoria e Infermierisë në QKUK, 2. Pagesa e shtesave të tregut dhe shtesave për nëpunës shëndetësor në sistemin publik shëndetësor, respektivisht përfshirjen e komuniteteve tona në Ligjin e Pagave, 3. Pagesën e punës gjate vikendeve, 4. Pagesën e punës gjatë festave, 5. Pagesën e rrezikshmërisë, 6. Pagesën e orëve shtesë.”, thuhet në njoftimin e Durakut

Njoftimi i plotë:

Kolegë të nderuar, medie dhe opinion publik, Duke e respektuar mbështetjen e Shoqatës Sindikale te QKUK-se me Kryetar Dr. Xhemajl Selmani dhe nënkryetari Agron Kryeziu si dhe të gjithë kryesinë dhe Këshillin Drejtues të kësaj shoqate sindikale për mbështetjen e protestës dhe kërkesave të infermiereve, do pres javën që vjen që këto kërkesa të drejtohen nga kjo shoqate sindikale e QKUK-së, me ç’rast konsideroj që e ka dëshmu që e meriton mbështetjen e secilit nga ne.

 Ndërsa në rast se SHSKUK -Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës dhe U.d. Drejtori i QKUK-se z. Osman Hajdari nuk reflekton ndaj këtyre kërkesave, zgjedhe që mos t’i respektoj Ligjin e Pagave dhe Ligjin e Punës,

“ndërsa poashtu si platformë komunikimi zgjedhe injorimin e kërkesave tona dhe te gjithë ne si komunitetet të cilat kërkojmë vetëm të drejtat tona, me datë 26/02/2025 duke filluar nga ora 12:00 do fillojë grevën deri në realizim të kërkesave si në vijim ; 1. Drejtoria e Infermierisë në QKUK, 2. Pagesa e shtesave të tregut dhe shtesave për nëpunës shëndetësor në sistemin publik shëndetësor, respektivisht përfshirjen e komuniteteve tona në Ligjin e Pagave, 3. Pagesën e punës gjate vikendeve, 4. Pagesën e punës gjatë festave, 5. Pagesën e rrezikshmërisë, 6. Pagesën e orëve shtesë.”, thuhet në njoftimin e Durakut

Janë te mirëseardhur të gjithë ata kolegë që kanë guxim dhe që ndajnë të njëjtin mendim me ne si infermierë dhe shoqatat sindikale brenda QKUK-së të cilat realisht kanë guximin të na bashkëngjiten në grevë, ndërsa nuk pres që OIK t’a mbështettë grevën fizikisht, mirëpo vetëm përmes një postimi në rrjetin social i cili nuk ka asnjë peshe sinjifikante apo edhe ndikim. Padyshim që do kujdesemi që shërbimet jetike sipas legjislacionit në fuqi dhe Ligjit për Grevat të jene funksionale, duke respektuar të gjitha kornizat ligjore. Ne anën tjetër kemi Kushtetutën e Republikës së Kosovës e cila na jep të drejtën t’i shprehim pakënaqësitë. Me kohë do njoftohen organet e rendit dhe punëdhënësi për fillimin e grevës.

Me respekt, Enlirat K. Duraku Anëtar i Kuvendit Oda e Infermiereve të Kosovës./21Media

 

Back to top button