Infermierët paralajmërojnë protestë

 
Sindikata e infermierëve, oda e infermierëve dhe shoqatat e infermierëve në mbledhjen e sotme kanë marrë vendim që posa të ulen rastet me COVID-19 të mbajnë protesta për të realizuar kërkesat e tyre, e të cilat janë miratimi i ligjit të pagave dhe ligji për infermierët.
Të njëjtët e kanë quajtur fyes vendimin e Qeverisë se Kosovës që të marrin shtesa prej 60 euro.
Përparim Berisha, kryetar i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, tha se nuk do të heqin dorë nga realizimi i kërkesave të tyre.
“Kërkesat e infermierëve të Kosovës janë që qysh tani ne të mbajmë një protestë, por për shkak të situatës me COVID-19 ne do të presim që gjatë shtatorit të bien rastet do ta mbajmë”, tha ai.
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është marrë vendimi për ndarjen e 2.7 milionë eurove për stafin shëndetësor për tre muajt gusht, shtator e tetor. Vendimi ishte që të ndahen shtesa prej 10 për qind të pagës së rregullt bruto, por jo më pak se 60 euro në muaj.
Sipas raportt të ditës së stome në kuadër të tërë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës janë të shtrirë 1250 pacientë, 1142 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1062 me oksigjeno- terapi, 60 të tjerë në kujdes intensiv./21Media 

Back to top button