Rritet numri i të spitalizuarve, 60 pacientë në kujdes intensiv

Sipas raportt të ditës së stome në kuadër të tërë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës janë të shtrirë 1250 pacientë, 1142 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1062 me oksigjeno- terapi, 60 të tjerë në kujdes intensiv.
Në klinikat COVID të QKUK-së, janë të shtrirë 438 pacientë, 435 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, 376 me oksigjeno-terapi. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 812 pacientë, 707 me Covid-19 pozitivë dhe 686 me oksigjeno-terapi.
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 799 pacientë, 704 prej tyre Covid-19 pozitivë, 684 me oksigjeno-terapi. Në Spitalin e Prizrenit, 173 pacientë, në spitalin e Gjakovës, 131 pacientë, në spitalin e Pejës, 188 pacientë, në spitali e Gjilanit, 154 pacientë, në spitalin e Mitrovicës, 48 pacientë, kurse në spitalin e Vushtrrisë, 30 pacientë.
Shërbimi Spitalor dhe Kllinik Universitar i Kosovës në të njëjtën kohë bën apel për vaksinim dhe respketim të masave anti-Covid, në mënyrë që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë.
Dje ishte ditë e zezë për Kosovën, pasi u shënuan 36 viktima nga COVID-19, numri më i lartë i të vdekurve në ditë që kur u shfaq pandemia në mars të vitit 2020. /21Media 

Back to top button