Infermierja nga Prizreni i gjen disa të holla, i dorzon në Polici

 
Policia ka njoftuar se një qytetare nga Prizreni, K.T, infermiere në qendrën e vaksinimit ”Sezair Surroi”  në Prizren ka gjetur një shumë të caktuar të hollave.
Në njoftim bëhet e ditur se ajo menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor në Prizren.
“Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë ( i kanë humbur). Lusim, pronarin e  vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor Prizren VERI ne fshati Lubizhd të Prizrenit , dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button