Reshjet e shiut shkaktojnë dëme në kryeqytet, komuna iu bën thirrje qytetarëve për durim

Si pasojë e reshjeve të shiut në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme materiale. Komuna e Prishtinës njofton se ekipet e zjarrfikësve dhe Drejtorisë së Sigurisë dhe Emergjencave në bashkëpunim me policinë janë duke i sanuar.

Komuna po ashtu ka kërkuar durim nga qytetarët.

“Ju lutemi të keni durim në trafikun e ngarkuar i cili është shkaktuar për shkak të ndërhyrjeve në sanim nga ekipet e emergjencave.
Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button