​Inflacioni me shumicë i Gjermanisë bie në nivelin më të ulët të 16 muajve

Në rënie për të katërtin muaj radhazi, inflacioni me shumicë i Gjermanisë arriti në nivelin më të ulët të 16 muajve në dhjetor 2022, zbuluan të hënën të dhënat zyrtare.
Çmimet me shumicë u rritën 12.8% nga viti në vit në dhjetor, duke u zbutur nga një rritje vjetore prej 14.9% në nëntor, njoftoi Zyra Federale e Statistikave (Destatis).
“Ndikimin më të madh në normën vjetore të ndryshimit në dhjetor 2022 e pati rritja e çmimit në tregtinë me shumicë të produkteve të naftës minerale (rritje me 22,8%)”, tha Destatis.
“Rritje veçanërisht të mprehta të çmimeve në krahasim me dhjetorin 2021 treguan në tregtinë me shumicë me lëndë djegëse të ngurta (rritje me 82,3%), si dhe me kafshët e gjalla (rritje me 47,6%)”, shtoi ai.
Në baza mujore, çmimet e shitjes me shumicë ranë 1.6% në dhjetor 2022.
Për të gjithë vitin 2022, çmimet e shitjes me shumicë u rritën mesatarisht 18.8% krahasuar me një vit më parë.

Back to top button