Inflacioni në eurozonë shënon shifra rekorde

 

 

Inflacioni në eurozonë ka shënuar rritjen më të lartë që nga tetori i vitit 2018, njoftoi Agjencia Evropiane e Statistikave Eurostat.

Të dhënat bëhen të ditura në kohën kur kufizimet kundër koronavirusit në të gjithë Evropën po lehtësohen.

Në ekonomi, inflacioni paraqet rritjen e çmimeve bazë të konsumit dhe shërbimeve, apo anasjelltas shkallën e rënies së fuqisë blerëse të konsumatorit.

Ekonomistët besojnë se nivelet e larta të inflacionit janë të dëmshme.

Eurostat tha se çmimet e konsumit në 19 vendet që përdorin euron u rritën në 2.0 për qind. Kjo shifër është përtej objektivit të Bankës Qendrore Evropiane.

Rritja e çmimeve ka ndodhur kryesisht për shkak të bllokimeve të vendosura gjatë pandemisë.

Shkalla e papunësisë në 27 vendet e Bashkimit Evropian në muajin prill ishte 7.3 për qind në prill me 15.38 milionë njerëz të papunë.

Sipas agjencisë, tregu i punës në eurozonë ka mbetur relativisht i kursyer nga pasojat e pandemisë./21Media

Back to top button